Menaxhmenti i UGJFA-së u takua me delegacionin e James Madison University

Menaxhmenti i UGJFA-së u takua me delegacionin e James Madison University


Rektori i Universitetit të Gjakovës, Prof. Dr. Shaban Buza së bashku me bashkëpunëtorët e tij, u takuan me delegacionin e James Madison University (JMU) në Harrisonburg të Virgjina, SHBA dhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë. Delegacionin nga JMU ishte i përbërë nga Michael Stoloff, JoAnne Brewster, Vesna Hart dhe Ahmet Shala. 

Rektori Buza pasi falënderoj të pranishmit, në prezantimin e tij mbi UGJFA-në u fokusua në elaborimin e misionit dhe vizionit të Universitetit; shtyllat e zhvillimit të tij, përfshirë resurset humane, fakultetet, studentët dhe infrastrukturën; për të vazhduar pastaj me ndikimin që ka në komunitet dhe ekonomi; të arriturat në aspektin e bashkëpunimeve kombëtare e ndërkombëtare, si dhe në çështje të akreditimit dhe sigurimit të cilësisë. Po ashtu, shprehu gatishmërinë e tij dhe menaxhmentit për bashkëpunim në të mirë të universitetit dhe studentëve. 

Po ashtu, udhëheqësi i delegacionit të JMU-së, Prof. Michael Stoloff pasi informoj të pranishmit me punën dhe aktivitetet akademike në Universitetin e tij, ofroj mundësinë e bashkëpunimit ndëruniversitar, me theks të posaçëm në mundësinë e mobiliteteve për personelin akademik dhe studentët. 

Takimi u realizua me datë 10.05.2017 në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, në mikpritjen e Rektorit Prof. Dr. Ramë Vataj së bashku me menaxhmentin e tij.

Fotot e lajmit

tp-bottom