Delegacioni i shtetit IOWA të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vizitoi Universitetin e Gjakovës „Fehmi Agani“

Delegacioni i shtetit IOWA të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vizitoi Universitetin e Gjakovës „Fehmi Agani“


Në kuadër të qëndrimit disaditor në Kosovë, me dt. 30.06.2017 delegacioni nga IOWA-SHBA vizitoi Universitetin e Gjakovës „Fehmi Agani“.
Ky delegacion kishte në përbërje përfaqësues nga DMACC - Rob Benson, Drake University – Janet McMahill, University of Iowa- Downing Thomas dhe qyteti Fort Dodge  - Kryebashkiaku Matt Bemrich dhe anëtarë të tjerë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit në mes Universitetit të Gjakovës dhe institucioneve të lartpërmendura, në fushën e shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve për avancimin e tyre dhe marrjen e përvojave të suksesshme të tyre.

Rektori i Universitetit Prof. Dr. Shaban Buza, në fjalën e tij të mirëseardhjes, falënderoi mysafirët, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një bashkëpunimi të mirëfilltë dhe gatishmërinë e Universitetit të Gjakovës që të jetë pjesë e këtij rrjeti, duke ofruar përkrahje maksimale për stafin akademik dhe studentët që shprehin interesim për avancim.

Gjatë takimit, delegacioni nga SHBA, pati mundësinë të bisedojë me mësimdhënës dhe studentë të fakulteteve të Universitetit dhe të ketë një pasqyrë më të qartë të nevojave dhe ideve të tyre.

Rektori Buza dhe anëtarët e delegacionit, e konsideruan takimin si të frytshëm dhe se nga ato që u diskutuan aty, shpresojnë se shpejt do të ketë fille të bashkëpunimit.

Fotot e lajmit

tp-bottom