Urimi i Rektorit Buza për vitin e ri akademik 2017/18

Urimi i Rektorit Buza për vitin e ri akademik 2017/18


Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Dr. Shaban Buza, të gjithë studentëve dhe mësimdhënësve Ju uron fillimin e vitit të ri akademik 2017/18 me dëshirat më të mira që me përkushtimin dhe me punë të palodhshme të arrijnë të përmbushin qëllimet dhe dëshirat për rrugëtim në karrierë!

Posaçërisht, studentëve që për herë të parë regjistrohen në Universitetin tonë, Ju dëshiroj fillim të mbarë të studimeve, si një çast shumë i rëndësishëm në jetë dhe punën e mëtejme drejt profesionit që keni zgjedhur!

Studentët e viteve tjera i përgëzoj për përkushtimin e deritashëm të treguar në studime duke uruar për suksese edhe më të mira!

Studentëve, personelit akademik, menaxhues dhe administrativ, Ju dëshiroj që me angazhimin e tyre të kontribuojnë në zhvillimin e universitetit, vendit dhe mirëqenien e kombit tonë ashtu si e meriton.


tp-bottom