Dita informuese nga ERASMUS+

Dita informuese nga ERASMUS+


Në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, në bashkëpunim me Zyrën ERASMUS+, më datë 27.12.2017 u mbajt sesioni informues për ngritje kapacitetesh me temën “Si të shkruajmë aplikime të suksesshme nën Programin ERASMUS+”, për studentë dhe mësimdhënës. 

Ndër pikat që u diskutuan nga Prof. Remzije Istrefi, udhëheqëse e Zyrës ERASMUS+ në Kosovë ishin:
  • Ngritja  e kapaciteteve në sistemin e arsimit të lartë (Projektet CBH);
  • Mobiliteti ndërkombëtar i Kredive (International Credit Mobility);
  • Mobiliteti i Gradave (Degree Mobility-Erasmus Mundus Joint Master Degrees);
  • Mundësitë që ofrohen në Jean Monnet 
Prof. Remzie Istrefi u shpreh se ndjehet optimiste që edhe studentët dhe mësimdhënësit e UGJFA-së në të ardhmen do të mund të përfitojnë më shumë nga ky program, veçanërisht pas datës 1 janarit 2018 kur edhe Republika e Kosovës është anëtare me të drejta të plota në programin ERASMUS+. 

Takimi me Rektorin Prof.Dr. Shaban Buza dhe me Prorektoren për çështje akademike Prof.Ass.Dr. Mimoza Dushi, i parapriu ditës informuese.

Fotot e lajmit

tp-bottom