Vizitë e Dr. Smiglak – Krajewska në UGJFA në kuadër të programit CEEPUS

Vizitë e Dr. Smiglak – Krajewska në UGJFA në kuadër të programit CEEPUS


Në Universitetin e Gjakovës po qëndron për vizitë disa-ditore Dr. Magdalena Smiglak – Krajewska nga Universiteti i Shkencave Jetësore në Poznan, Poloni. Vizita e Dr. Smiglak po realizohet  në kuadër të programit CEEPUS (Central European Exchange Programme for University Studies), ku UGJFA është pjesë e dy rrjeteve të bashkëpunimit. 

Në ditën e parë të vizitës, Dr. Smiglak u prit nga Rektori Prof. Dr. Shaban Buza dhe Prorektorja Prof. Ass. Dr. Mimoza Dushi. Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i mundësive të bashkëpunimit ndëruniversitar në kuadër të programeve Erasmus+ dhe CEEPUS. Për këtë qëllim Rektori Buza diskutoj mbi organizimin, fakultet dhe programet mësimore në UGJFA dhe gjithashtu shprehu gatishmërinë që të përkrahë këtë bashkëpunim. Ndërsa, Dr. Smiglak paraqiti programet mësimore në Universitetin e  Poznanit dhe diskutoj mbi mundësinë e shkëmbimit të stafit akademik e studentëve.  

Pastaj, sot me datë 24 Prill para studentëve dhe mësimdhënësve të Fakultetit të Edukimit, Dr. Smiglak mbajti ligjëratë rreth “Menaxhimit te riskut” në çështjet ekonomike dhe diskutoj mbi metodologjinë e saj të hulumtimit. Ligjërata zgjoj interesim te studentët e pranishëm, të cilët nëpërmjet pyetjeve shprehën edhe interesim për mundësinë e vizitës në Universitetin e Poznanit në Poloni nëpërmjet programeve të mobiliteteve akademike. 

Ndërsa, për mësimdhënësit që tregojnë interesim më të detajuar mbi metodologjinë hulumtuese, atëherë Dr. Smiglak - Krajewska ka paraqitur gatishmërinë për takime individuale gjate qëndrimit te saj në UGJFA. 

Fotot e lajmit

tp-bottom