Klubi Letrar i studentëve të UGJFA-së vizitoi Panairin e librit dhe UNT-ën në Shkup

Klubi Letrar i studentëve të UGJFA-së vizitoi Panairin e librit dhe UNT-ën në Shkup


Klubi Letrar “Gjurmët e Penës” i studentëve të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” mbështetur nga Rektorati organizuan me datën 7 maj 2018, vizitë Panairit të 30-të të Librit në Shkup, dhe më pas u mirëpritëm ngrohtësisht në Universitetin  “Nënë Tereza” të Shkupit nga Prorektori Prof. Ridvan Sulejman, nga kryetari i Parlamentit Studentor Agon Pepa dhe udhëheqësit Visar Emini e Bajram Ramadani, si dhe nga profesoresha Arta Bekteshi, profesori Bashkim Idrizi dhe Erhan Avdili. Studentët të shoqëruar nga kolegët e tyre nga Shkupi vizituan qytetin e Shkupit.

Përmes kësaj vizite njëditore, studentët u njohën më për së afërmi me punën e universitetit, si dhe me historinë, kulturën dhe traditën shkupjane.

Fotot e lajmit

tp-bottom