Unioni i Bashkive në Rajon (UBShR) në partneritet me Ojq ALBICT do të zhvillojnë takim informues me studentë në prag të garës ndërkombëtare në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes

Unioni i Bashkive në Rajon (UBShR) në partneritet me Ojq ALBICT do të zhvillojnë takim informues me studentë në prag të garës ndërkombëtare në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes

Me iniciativën e Unionit te Bashkive në Rajon (UBSHR) në partneritet me Organizatën Joqeveritare ALBICT do të organizohet gara mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes, Albanian ICT Awards.

Me këtë rast drejtoresha e UBSHR-së znj. Andriola Kambo së bashku me z. Kushtrim Shala nga Albanian ICT Awards do të zhvillojnë një takim informues në Komunën e Gjakovës me datë 18 prill prej orës 16:00 në sallën solemne, Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”.

Studentët e universitetit “Fehmi Agani” janë të ftuar të marrin pjesë në këtë takim informues që do të trajtojë në tematikë zhvillimet më të reja të kohës.

Theksojmë që Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, i njohur edhe si Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, është një shoqatë jofitimprurëse dhe një bashkim vullnetar dhe i pavarur i bashkive dhe komunave të trojeve shqiptare.

Fotot e lajmit

tp-bottom