Fillon cikli i trajnimeve për studentë “Zhvillim Biznesi”

Fillon cikli i trajnimeve për studentë “Zhvillim Biznesi”

Nën organizimin e Zyrës për Zhvillim të Karrierës së Universitetit Fehmi Agani” Gjakovë, organizata Business Development Group në bashkëpunim me GIZ-DIMAK në kuadër të programit për ri-integrim ka filluar ciklin e trajnimeve: Zhvillim Biznesi.

Me një fokus grup të vogël të studentëve tanë, u mbajt  takimi i parë njoftues i cili i paraprin ciklit të takimeve online për të mësuar më shumë rreth zhvillimit të një start-up biznesi, shkrimit të një plan biznesi, përgatitjen e pasqyrave financiare, etj.

Ky cikël i trajnimeve do implementohet në shtatë regjionet e Kosovës nga trajnerët Elmedina Bushi dhe Ardita Metushi dhe në fund të trajnimit studentët do të pajisjen me certifikata.

Business Devlopment Group është themeluar në vitin 2011 nga dy këshilltare me shumë përvojë në Burimet Strategjike Njerëzore. BDG është e  përcaktuara që të fuqizojnë zhvillimin e fuqisë punëtore në Republikën e Kosovës dhe në rajon përmes vlerave të integritetit, inovacionit, orientimit të konsumatorëve, profesionalizimit dhe gjithëpërfshirjes.

Fotot e lajmit

tp-bottom