Vizitohen Qendra Mësimore "Zgjimmi" dhe Institucioni Parashkollor “Ganimete Tërbeshi” për plotësimin e pyetësorëve

Vizitohen Qendra Mësimore "Zgjimmi" dhe Institucioni Parashkollor “Ganimete Tërbeshi” për plotësimin e pyetësorëve

Pas marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet U.D. Prorektores për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri dhe Zyrës për Sigurimin e Cilësisë të përfaqësuar nga zyrtari Daut Islami me drejtorët komunalë të Arsimit dhe Shëndetësisë në komunat kryesore prej nga vijnë studentët e UFAGj-së, është vazhduar puna me realizimin e pyetësorëve me studentët e Alumni-t, të cilët kanë qenë studentë në UFAGj dhe tashmë punojnë nëpër institucione të ndryshme në Kosovë, si dhe me punëdhënësit e tyre.

Gjatë ditës së sotme, zyrtari i UFAGj-së, z. Arjan Dobraj ka vizituar Qendrën Mësimore "Zgjimmi" - Qëndrim ditor në qytetin e Gjakovës, ku është pritur nga Drejtoresha znj. Mimoza Bytyqi, si dhe ka vizituar Institucionin Parashkollor “Ganimete Tërbeshi” ku është pritur nga Drejtori z. Blerim Halilaj.

Drejtorët e këtyre dy institucioneve janë shprehur falënderues për vizitën, duke theksuar njëkohësisht se janë shumë të kënaqur me përgatitjen profesionale që shfaqin mësimdhënësit që kanë përfunduar studimet në UFAGj. Ata poashtu janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm me Universitetin “Fehmi Agani”.

Studentët e Alumni-t të Universitetit “Fehmi Agani” që punojnë në këto institucione e mirëpritën plotësimin e këtyre pyetësorëve dhe kanë falënderuar institucionin për kujdesin dhe rëndësinë që iu kushton edhe pas diplomimit.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë që nga themelimi ka ofruar degë studimi që përkojnë me kërkueshmërinë e tregut të punës në Republikën e Kosovës, por edhe në vendet jashtë saj, pasi studentët që kanë studiuar në UFAGj tashmë punojnë edhe në institucione nëpër shtete të ndryshme në Evropë dhe botë.

Fotot e lajmit

tp-bottom