Rektori Bunjaku zhvilloi takim me z. Mark Kaqinarin nga Institucioni i Avokatit të Popullit

Rektori Bunjaku zhvilloi takim me z. Mark Kaqinarin nga Institucioni i Avokatit të Popullit

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, zhvilloi takim me z. Mark Kaqinarin, Këshilltar i Lartë Juridik në Institucionin e Avokatit të Popullit, për t’u informuar rreth memorandumit ekzistues të mirëkuptimit dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

Në këtë takim u diskutua rreth funksionimit të zyrës së ombudspersonit brenda Universitetit “Fehmi Agani” dhe bashkëpunimin e zyrës së ombudsperson-it në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të anëtarëve të komunitetit universitar si stafi akademik, studentët, dhe pjesëmarrësit tjerë në procesin e arsimit të lartë të garantuara me Kushtetutë.

z. Mark Kaqinari, uroj rektorin Bunjaku për detyrën e re dhe njëherit shprehu gatishmërinë për të organizuar një ligjëratë informuese, gjatë muajit Nëntor të këtij viti, për të informuar studentët e Universitetit “Fehmi Agani” rreth të drejtave juridike dhe çështjeve që ndërlidhen me spektrin e fushëveprimit të zyrës së Avokatit të Popullit.

Fotot e lajmit

tp-bottom