Rektori Bunjaku pret në takim Drejtorin e spitalit rajonal “Isa Grezda” z.Hilmi Shala

Rektori Bunjaku pret në takim Drejtorin e spitalit rajonal “Isa Grezda” z.Hilmi Shala

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku priti në takim Drejtorin e spitalit rajonal në Gjakovë Mr. Ph. Hilmi Shala.

Drejtori Shala, fillimisht uroi rektorin për detyrën e re. Rektori Bunjaku e falënderoi drejtorin për mbështetjen e vazhduar që i është bërë Universitetit “Fehmi Agani”, duke mundësuar realizimin e punës praktike për studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe punësimin e vazhduar të të diplomuarve.

Të dy palët u zotuan, që të fuqizohen edhe më tepër bashkëpunimet ndërmjet të dy institucioneve, ashtu që të arrijmë së bashku të ofrojmë më të mirën për studentët.

Gjatë takimit u diskutua që Universiteti “Fehmi Agani” është duke shkuar në procesin e akreditimin institucional dhe akreditimin e programeve, dhe se stafi akademik dhe ai administrativ janë duke punuar maksimalisht për procesin e akreditimit. Njëherit, u konfirmua se harmonizimi i planprogrameve me kërkesat e tregut të punës është shumë i rëndësishëm dhe thelbësor, ashtu që studentët të marrin njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme, të cilat u shërbejnë që të jenë konkurrent dhe të krahasueshëm me studentët që diplomojnë në universitetet perëndimore.

Javën e ardhshme u planifikua organizimi i një vizite në Spitalin rajonal “Isa Grezda”

Fotot e lajmit

tp-bottom