Mbahet mbledhja e parë e Senatit të ri të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet mbledhja e parë e Senatit të ri të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Në bazë të neneve dhe të Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, me datë 19.10.2023, është mbajtur mbledhja e parë e Senatit të ri.

Rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, hapi takimin duke i uruar të gjithë dekanëve dhe senatorëve detyrën e re dhe duke besuar fuqishëm që së bashku do të mund të kontribuojmë përmes diskutimeve dhe argumente, për të arritur më të mirën e mundshme për Universitetin dhe gjithë studentët.

Rektori Bunjaku përpara anëtarëve të Senatit propozoi renin e ditës si vijon:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Miratimi i vendimeve të komisioneve recensuese për bashkëpunëtorë të jashtëm;

3. Kërkesa nga njësitë akademike për hapjen e një konkursi për bashkëpunëtorë të jashtëm akademik;

4. Miratimi i propozimeve të këshilleve të njësive akademike;

5. Kërkesat, ankesat drejtuar Senatit të Universitetit “Fehmi Agani”;

6. Të ndryshme.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u diskutuan nga anëtarët e Senatit dhe një numër i madh i tyre u aprovuan. Pika 1, nuk u votua për shkak të një verifikimi që po bëhet në procesverbalin e mbledhjes së kaluar.

Një numër i madh i recensioneve për bashkëpunëtorë të jashtëm janë aprovuar, ndërsa një pjesë e tyre kanë shkruar në rishpallje, për arsye të mos përmbushjes së kritereve dhe mos respektimin e procedurës.

U miratuan propozimet e njësive akademike për programet të cilat do të shkojnë në riakreditim dhe akreditim.

Me kërkesë të parlamentit studentor: studentëve u është mundësuar që të paraqesin dy provime në afatin e Tetorit (nuk vlen për kusht). Numri i kredive për të kaluar në vitin e dytë është zbritur për 10% për shkak që shumë studentë nuk po e arrijnë këtë kriter. Kjo përkrahje nga senatorët është bërë me kushtin që kërkesa të tilla të mos kemi më në të ardhmen dhe të fillohet në ngritjen e pragut në vitet e ardhshme ashtu që të respektojmë Statutin.

Pas një takimi të gjatë dhe shumë dinamik, rektori Bunjaku i falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen dhe për kontributin që po japin përherë për të mirën e universitetit.

Takimi maratonik filloi në ora 13:30 dhe përfundoi në ora 19:30.

Fotot e lajmit

tp-bottom