Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues (KD) të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues (KD) të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ), të Premten me datë 20.10.2023 ka mbajtur takimin e radhës, ku janë shqyrtuar 4 pika të rendit të ditës.

Pas miratimit të procesverbaleve nga dy mbledhjet e kaluara, Këshilli Drejtues i UFAGJ-së shqyrtoi dhe miratoi rregulloren për të ardhurat personale të personelit akademik, shtesave sipas funksioneve dhe kompensimet tjera.

Më pas KD shqyrtoi dhe miratoi raportet financiar për vitin 2022 dhe gjysmën e parë të vitit 2023.  Ndërkohë, u diskutua rreth çështjes së kampusit.

Në fund, u miratua kërkesa e parlamentit studentor për mbështetjen financiare në përgatitjen e broshurave për kampanjën vetëdijësuese rreth kancerit të gjirit.

Kryesuesja e KD Znj. Haxhikadrija-Ramadani i falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen dhe për kontributin që po japin përherë për të mirën e universitetit.

tp-bottom