Rektori Bunjaku dhe sekretarja Dula-Halilabazi takuan Kryetarin e Komunës z. Gjini dhe drejtoreshën znj. Baçi

Rektori Bunjaku dhe sekretarja Dula-Halilabazi takuan Kryetarin e Komunës z. Gjini dhe drejtoreshën znj. Baçi

Të Hënën me datën 23.10.2023, rektori i Universitetit “Fehmi Agani” Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku së bashku me sekretaren e përgjithshme të universitetit Linda Dula-Halilabazi takuan Kryetarin e Komunës së Gjakovës z. Ardian Gjinin dhe drejtoreshën e DKA-së në Gjakovë znj. Eranda Baçi.

Kryetari Gjini hapi takimin duke i uruar së pari rektorit Bunjaku detyrën e re. Më pas rektori Bunjaku informoi rreth procesit të akreditimit institucional dhe atij të programeve nëpër të cilën është duke kaluar Universiteti "Fehmi Agani". Përparësitë dhe sfidat që i kemi përpara, si mungesa e hapësirave për riakreditimin/akreditimin e programeve, të cilat vijnë si rezultat i mungesës së kampusit.

Ndër tjerash u diskutuan mundësitë e shumta të bashkëpunimit, ku gatishmëria e Kryetarit Gjini për të ndihmuar në proceset të cilat do të vazhdojnë të fuqizojnë Universitetin “Fehmi Agani” ishte në nivelin më të lartë.

Poashtu, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të DKA-së dhe Universitetit “Fehmi Agani” përmes trajnimeve nga Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie.

tp-bottom