Realizohet kampanja sensibilizuese në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Realizohet kampanja sensibilizuese në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Me iniciativën e Parlamentit Studentor të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Mjekësisë u realizua kampanjë sensibilizuese në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Gjatë kësaj kampanje nga studentët janë shpërndarë broshura informuese për kancerin e gjirit, për gjininë femërore janë dhuruar lule në shenjë respekti e mbështetjeje, dhe për qytetarët janë dhuruar edhe ëmbëlsira.

Këtë aktivitet e mbështeti edhe Sekretarja e Përgjithshme e UFAGj-it, Linda Dula Halilabazi bashkë me të gjithë stafin administrativ të Universitetit!

Jemi mirënjohës ndaj studentëve që janë gjithmonë të gatshëm për bashkëpunim me Parlamentin Studentor dhe falënderojmë Këshillin Drejtues për financimin e këtij aktiviteti.

Fotot e lajmit

tp-bottom