Thirrje për trajnime për Ndërmarrësi Sociale dhe Marketing, Shitje dhe Shërbime Online

Thirrje për trajnime për Ndërmarrësi Sociale dhe Marketing, Shitje dhe Shërbime Online

Organizata Jo Qeveritare Medica Gjakova me mbështetje nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosova, shpall thirrjen për trajnime falas në kuadër të Programit “Koha e grave të fuqishme”.

Këto trajnime kanë për synim rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe promovimin e fuqizimit të tyre ekonomik.

Trajnimet do të ofrohen në këto tema:

• Ndërmarrësia Sociale

• Marketing, Shitjet dhe Shërbimet Online dhe Brendimi

Të gjithë të rinjët e moshës 18 - 29 vjeçare nga e gjithë Kosova! Thirrja për aplikim është e hapur deri më 02.11.2023.

Pjesëmarrëset e interesuara mund të plotesojnë formularin dhe të aplikojnë duke dërguar aplikacionin e plotësuar në: [email protected]  ose [email protected]  ose të drejtohen pranë zyreve të Medica Gjakovës në Gjakovë për aplikim.

Thirrja për aplikim është e hapur deri më 02.11.2023.

Për më shumë shikoni broshurën në lajm.

Broshura

Thirrja

Formulari

tp-bottom