U mbajt ligjërata informuese nga Avokati i Popullit në Universitet

U mbajt ligjërata informuese nga Avokati i Popullit në Universitet

Më datën 07.12.2023, në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë është mbajtur një ligjëratë informuese nga Avokati i Popullit Z. Naim Qelaj dhe Avokati i Popullit për Gjakovë  Z. Mark Kaqinari.  

Fillimisht, rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku së bashku me dy prorektorët Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi dhe Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku, pritën në takim avokatët e popullit, me ç’rast i uruan mirëseardhje në UFAGJ dhe njëherit i informuan lidhur me programet, mbarëvajtjen, angazhimet dhe sfidat.  

Më pas, rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku para ligjëratës mbajti një fjalë rasti, me ç’ rast në emër të menaxhmentit të Universitetit i falënderoi avokatët e popullit për gatishmërinë e tyre në organizimin e ligjëratës informuese. 

Ligjërata kishte për qëllim thellimin e njohurive mbi rolin dhe funksionin e Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Temat e trajtuara përfshinin fushat e përgjegjësisë së Avokatit të Popullit, duke analizuar me kujdes përdorimin e shërbimeve që ofrohen nga kjo zyrë.

Gjithashtu, u bë një shqyrtim i gjerë në lidhje me llojet e çështjeve dhe ankesave që mund të trajtohen nga Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit paraqiti një përshkrim të detajuar të procesit të trajtimit të një ankese, duke adresuar hapat dhe procedurat që ndiqen gjatë këtij procesi. Ky takim informues ishte një hap i rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit dhe ndërtimit të një shoqërie ku të drejtat dhe interesat e çdo qytetari trajtohen me seriozitet dhe respekt.

Fotot e lajmit

tp-bottom