UFAGJ kalon me sukses fazën e vlerësimit fizik nga ekspertët ndërkombëtar në kuadër të riakreditimit institucional

UFAGJ kalon me sukses fazën e vlerësimit fizik nga ekspertët ndërkombëtar në kuadër të riakreditimit institucional

Dje me datë 07.02.2024, Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë ka pritur ekspertët ndërkombëtarë në kuadër të procesit të riakreditimit Institucional.

Falë bashkëpunimit të ngushtë me Këshillin Drejtues, Senatin, Dekanët dhe Prodekanët, stafin Akademik, stafin Administrativ, Studentët, të Diplomuarit (Alumni), përfaqësuesit e Bordit për Ndërmarrësi dhe Inovacion, menaxhmenti i ri në kohë rekorde prej 4 muajsh arritën që të përmbyllin me sukses procesin e mbrojtjes para ekspertëve ndërkombëtar të AKA dhe KSCH:

1.    Prof. Dr. Milan Poll, Universiteti Masaryk;

2.    Prof. Dr. Magdalena Platis, Universiteti i Bukureshtit;

3.    Lili Giorgidze, student eksperte,

dhe Z. Shkelzen Gërxhaliu, përfaqësues nga Agjenca Kosovare e Akreditimit.

Ekspertët gjatë procesit të vlerësimit, përpos takimit me të gjitha grupet punuese, vizituan nga afër objektet e universitetit, laboratoret, kampusin universitar dhe spitalin rajonal “Isa Grezda”

Rektori Bunjaku i falënderoi ekspertët për korrektësinë, frymën pozitive dhe diskutimin; Njëherit, i informoi që për Universitetin është me rëndësi të kemi akreditim për periudhë sa më të gjatë ashtu që të fokusohemi tek zhvillimi i programeve, puna hulumtuese shkencore dhe zgjerimi i rrjetëzimit ndërkombëtar dhe bashkëpunimit.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, falënderon të gjithë që direkt ose indirekt ishin të kyçur në tërë këtë proces të ndjeshëm.

Fotot e lajmit

tp-bottom