Ligjëratë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë për Javën e Romëve - edicioni 10-të

Ligjëratë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë për Javën e Romëve - edicioni 10-të

Me rastin e Javës së Romëve, në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, u organizua një ligjëratë e veçantë për të diskutuar për Historinën, Kulturën, dhe Traditën e komuniteit Romë.

Ky aktivitet u mbështet nga Forumi ZED dhe u realizua nga OJQ Roma in Action, të cilën e përfaqësoi Emrah Cërmjani. Ligjëratën e ndoqën  studentë, të cilët u informuan dhe u ndërgjegjësuan për të drejtat dhe kontributet e komunitetit rom në shoqëri. Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e respektimit të kulturës dhe historisë së komunitetit rom, si dhe në nevojën për të promovuar dialogun dhe edukimin për diversitetin kulturor.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, duke njohur pasurinë dhe rëndësinë e trashëgimisë sonë të larmishme kulturore, është i përkushtuar për të nxitur një mjedis gjithëpërfshirës dhe respektues për veçantinë e çdo identiteti kulturor. Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme akademike dhe jashtëshkollore, promovon në mënyrë aktive shkëmbimin kulturor, dialogun dhe mirëkuptimin ndërsjellë midis studentëve, fakultetit dhe komunitetit më të gjerë.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom