lajm

Pjesëmarrje në konferencën e dytë ndërkombëtare “TSD 2018” në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

07/11/2018


Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, ishte bashkë organizatore e konferencës së dytë ndërkombëtare me titull “Toward Sustainable Development – TSD 2018”.

Konferenca u mbajt më Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup me datë 2 dhje 3 nëntor 2018. Hapja e konferencës ishte në ditën e parë ndërsa prezantimet ishin në ditën e dytë, të ndarë në tri sesione punuese. Sesioni për zhvillimin ekonomik dhe politikat sociale, për planifikimin e qëndrueshëm me konstruksion dhe ekologji, si dhe për teknologjinë, kompjuterizimin, edukimin dhe shkencën.

Nga Universiteti i Gjakovës pjesëmarrës në konferencë ishin anëtarët e menaxhmentit, mësimdhënësit dhe një grup i studentëve. Ndërsa, kontribut shkencor me prezantime kishin Rektori, Prof. Dr. Shaban Buza dhe Pro-rektorja Prof. Ass. Dr. Mimoza Dushi si prezantues kryesor në sesione të ndryshme, Ligj. MA. Laura Naka dhe Prof. Ass. Dr. Dardan Koçinaj.