Urimi i Rektorit Buza për vitin e ri

Urimi i Rektorit Buza për vitin e ri


Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Dr. Shaban Buza, ju uron fillimin e vitit të ri akademik 2016/17 të gjithë studentëve dhe mësimdhënësve me dëshirat më të mira për suksese dhe punë të palodhshme!

Posaqërsisht, studentëve të vitit të parë ju dëshiroj fillim të mbarë të studimeve, si një çast shumë i rëndësishëm drejt rrugëtimit që keni zgjedhur!

Studentët e viteve tjera i përgëzoj për përkushtimin e deritashëm të treguar në studime duke uruar për suksese edhe më të mira!

Të gjithë bashkërisht, studentë e mësimdhënës, menaxhment dhe personel administrativ i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, uroj të përmbushim misionin karshi kombit dhe shoqërisë duke dhënë kontributin që me dijen dhe punën tonë ta bëjmë vendin ashtu si e meriton – pjesë e denjë e familjes së kombeve evropiane.  


tp-bottom