Ftesë për pjesëmarrje në konferencën shkencore

Ftesë për pjesëmarrje në konferencën shkencore


Shoqata Ndërkombëtare për Kërkime në Shkencat Sociale (IASSR) në bashkëpunim me Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe me Universitetin e Gjakovës " Fehmi Agani" në Kosovë organizojnë Konferencën e XVI Evropiane për Shkencat Sociale dhe Kognitivo - bihjeviorale (XVI European Conference on Social and Behavioral Sciences) e cila do të mbahet në Prizren më 10-12 maj 2018. 

Konferenca synon të krijojë një platformë për ngritjen e çështjeve të ndryshimeve, sfidave dhe përgjegjësive në fushën e shkencave shoqërore. Thirrja është e hapur për të gjithë hulumtuesit, mësimdhënësit dhe studentët e të gjitha shkencave shoqërore. 
Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është data 28 shkurt 2018. Ndërsa, gjuha e konferencës është shqipe, angleze dhe turke. 

Për më shumë informata, shiko materialin e bashkangjitur.

Ftesa

Posteri

tp-bottom