lajm

Njoftim për studentët rreth mundësisë së aplikimit për grante të vogla në kuadër të programit HERAS

06/02/2018


Njoftohen studentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” se programi HERAS (Higher Education, Research and Applied Sciences) ka hapur thirrjen për "Grantet e vogla të dimensionit social".

Këto janë grante të vogla synojnë të nxisin pjesëmarrjen dhe përfundimin me sukses të arsimit të lartë për personat nga grupet e nënpërfaqësuara/ të margjinalizuara, në përputhje me synimet e Dimensionit Social të Arsimit të Lartë të Procesit të Bolonjës. Të drejtë pjesëmarrje kanë universitetet publike,  studnetët e nivelit Bachelor dhe Master (në grupe me 2-5 studentë) dhe institucionet tjera relevante.

Për më shumë informata tjera udhëzuese dhe formularin e aplikimit, mund të gjeni në linkun: https://www.heraskosovo.org/social-dimension-grants/

Afati i fundit për aplikim është 31 mars 2018.

Po ashtu, njoftohen te gjithë studentët që kanë interesim të aplikojnë, HERAS organizon edhe senaceën informuese ku për së afërmi do të diskutohen ]ështjet që lidhen me këtë grant/ aplikim. Seanca informuese mbahet me 14 syhkurt  në ndërtesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.