lajm

Ligjëratë: “Parandalimi i dhunës në familje dhe pasojat e dhunës në familje”

29/05/2018

Ju njoftojmë se Mekanizimi Koordinues Kundër Dhunës në Familje i cili është themeluar në vitin 2008, me iniciativë të Zyrtares për Barazi Gjinore në KK Gjakovë dhe me përkrahje të OSBE-së, ka një karakter gjithëpërfshirës, ku janë të involvuar të gjithë akterët kryesor të nivelit komunal të specializuar në luftimin e Dhunës në Familje do mbajë ligjëratë në UGJFA.

Mekanizimi Koordinues Kundër Dhunës në Familje (GKKDHF) në Komunën e Gjakovës është themeluar me qëllim që të sigurojë një reagim të menjëhershëm dhe gjithëpërfshirës ndaj dhunës në familje, koordinim efikas të reagimit institucional për adresimin e rasteve të dhunës dhe të kontribuojë në krijimin e politikave pro aktive kundër dhunës në familje në Komunën e Gjakovë.

Ligjërues do jenë: përfaqësues nga Gjykata Themelore e Gjakovës, përfaqësues nga Prokuroria Themelore, përfaqësuesi i Mbrojtjes së viktimave si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjakovë.

Lokacioni:
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”
Fakulteti Edukimit
Salla nr. 1, ora 10:00, më 30/05/2018

Ju mirëpresim!