lajm

Mundësi aplikimi për studime master

18/10/2018


Njoftohen studentët e interesuar se është hapur thirrja për aplikim në programin master të ashtuquajtur MARIHE.

MARIHE është program studimi i nivelit master që ofron bursë të plotë dy-vjeçare studimi në Kërkime dhe Inovacion në Arsimin e Lartë, në kuadër të programit Erasmus Mundus i mbështetur nga Bashkimi Evropian. Ky program ofron:

- program master të cilësisë së lartë për menaxhimin e arsimit të lartë, kërkimin dhe inovacionin, me një perspektivë të vërtetë globale

- bursa të plota nga Bashkimi Evropian, të hapur për aplikantët nga të gjitha kombësitë

- udhëtim studimi ndër-kulturor 2-vjeçar me kohë të plotë - studentët do të studiojnë në të paktën tre vende të ndryshme

- përvojë intensive trajnimi në grupe të vogla të studentëve të nivelit më të lartë ndërkombëtar

- rrjet ndërkombëtar i institucioneve partnere të njohura, studiuesve, praktikantëve dhe alumni

- perspektiva të shkëlqyera të punës (pozita PhD, menaxhimi i arsimit të lartë, hartimi i politikave etj.)

Koha e fundit për aplikim është data 5 Dhjetor 2018. Ndërsa për më shumë informata mund të gjeni në linkun www.marihe.eu