Sot shënohet 11 vjetori i themelimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Sot shënohet 11 vjetori i themelimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Sot Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë shënon 11 vjetorin e themelimit të tij. Në një takim të përbashkët rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku ndau një fjalë rasti në këtë ditë të rëndësishme për Universitetin: 

“Të nderuar anëtarë të personelit akademik dhe administrativ;

Kam nderin që bashkërisht me të gjithë ju të shënojmë 11 vjetorin e themelimit të Universitetit. Në këtë ditë të veçantë, dua të ju falënderoj të gjithëve për punën, përkushtimin dhe kontributin që keni dhënë përgjatë këtyre viteve, që ky Universitet të jetë qendër e dijes dhe e profilizimi të shumë brezave të studentëve.

Tani, kemi hyrë në dekadën e dytë prej kohës së themelimit, pra në dekadën e lartësimit të Universitetit. Fatkeqësisht, kjo dekadë e dytë na ka gjetur ende në objektet e përkohshme. Jemi dëshmitarë të zhvillimit të hovshëm të teknologjisë dhe jemi të vetëdijshëm për rolin dhe rëndësinë e infrastrukturës moderne dhe bashkohore në arsimin e lartë. Andaj në këtë ditë të rëndësishme, dua të ndaj me ju lajmin që në periudhë dy mujore do të shpallet tenderi për ndërtimin e kampusit Universitar.

Uroj që në kohë sa më të shpejt të arrijmë të konkretizojmë procedurat administrative, duke shpresuar që çdo gjë të shkoj mirë dhe të mos kemi vonesa.

Për fund, dëshiroj dhe uroj që bashkërisht do të vazhdojmë të kryejmë me përgjegjësi detyrat tona dhe sukseset të na përcjellin edhe në shumë vite të tjera.

Urime dhe na u priftë e mbara.

 

I juaji,

Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku,

Rektor, UFAGJ-së”.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom