Rektori Bunjaku priti në takim Zv. Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Znj. Gërvalla-Schwarz

Rektori Bunjaku priti në takim Zv. Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Znj. Gërvalla-Schwarz

Rektori i Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku së bashku me prorektorët: Prof. Ass. Dr. Dafina Kaçuri, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku, dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi dhe sekretaren e përgjithshme të Universitetit znj. Linda Dula-Halilabazi kanë pritur në takim Zv. Kryeministren, njëherit Ministren e Punës së Jashtme dhe Diasporës (MPJD) znj. Donika Gërvalla-dhe bashkëpunëtorët e saj.

Në kuadër të kësaj vizite, Rektori Bunjaku i uroi mirëseardhje dhe njëherit falënderoi Ministren Gërvalla që ka përzgjedhur të vizitoj Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe të ndaj kohën e saj për të takuar dhe bashkëbiseduar me menaxhmentin e lartë të Universitetit.

Ky takim ishte shumë i rëndësishëm për të elaboruar progresin dhe punën 5 mujore të menaxhmentit të ri të UFAGj-së dhe për planet e orientimet e mundshme të bashkëpunimit me MPJD në zgjerimin e rrjetëzimit dhe integrimin e potencialit ndërkombëtar shqipfolës në Universitetin tonë.

Universiteti ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë mbetet çdo herë i hapur dhe fleksibil për reformat apo ndryshimet të cilat sjellin progres dhe kontribuojnë në të mirën e shoqërisë dhe të vendit.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom