U mbajt dita informuese nga ERASMUS+

U mbajt dita informuese nga ERASMUS+


Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, në bashkëpunim me Zyrën ERASMUS+, më datë 19.12.2018 mbajti sesionin informues për mundësitë që ofron Programi ERASMUS+”, për studentë dhe mësimdhënës.

Prezent ishin Rektori i UGJFA-së, Prof. Dr. Shaban Buza i cili edhe bëri hapjen, Prof. Ass. Dr. Mimoza Dushi - Prorektore për Mësimdhënie, Çështje për studentë dhe Kërkime shkencore, Prof Dr. Ass. Dr. Dardan Koçinaj i cili foli për përvojat e tij me ERASMUS+ në kuadër të projekteve EUFORIA dhe SOCRE, si dhe student dhe mësimdhënës.

Znj. Blerinë Zjaça përfaqësuese e Zyrës ERASMUS+ në Kosovë prezentoj mundësitë si:

  • Ngritja e kapaciteteve në sistemin e arsimit të lartë (Projektet CBH);
  • Mobiliteti ndërkombëtar i Kredive (International Credit Mobility);
  • Mobiliteti i Gradave (Degree Mobility-Erasmus Mundus Joint Master Degrees);
  • Mundësitë që ofrohen në Jean Monnet

Fotot e lajmit

tp-bottom